Barcamp Peja #21- Përgatitja e të rinjëve për tregun e punës përmes organizatave

Activity Description

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë 2020, përqindja e të rinjve si të papunë në popullsinë e re është 46.4 përqind, si dhe shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.6 përqind) krahasuar me meshkujt (42.9 përqind). Duke marr parasyshë përqindjen e lartë të papunësisë së të rinjëve në Kosovë, objektiv kryesor i disa organizatave vendore u bë që përmes inovacionit dhe trajnimeve të ndryshme profesionale të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri gjë që ka rezultuar në ngritjen e kapaciteteve të tyre për hapjen e bizneseve të reja, por jo vetëm.

Çfarë duhet të bëj një i ri/e re në Kosovë për të qenë i suksesshëm? Si të fillohet një biznes fitimprurës? Sa po ndikojnë organizatat në përgatitjen profesionale të të rinjëve për tregun e punës? Sa janë efektive trajnimet në aftësimin e të rinjëve për tregun e punës? #BarCamp21 do të trajtojë këtë çështje si dhe do të synoj të japë përgjigje për këto e shumë pyetje të tjera.

Për shkak të situatës pandemike, ky aktivitet do të ndodh online.
Folësit e këtij edicioni do të publikohen në ditët në vijim!

Link: https://www.facebook.com/ipkofoundation