BarCamp Ferizaj #43

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ejani më 17 Nëntor 2018 në edicionin e 43'të të BarCamp Ferizaj të diskutojmë për ndërmarrësinë.

Këtë edicion do të diskutojmë për rëndësinë e zhvillmit të ndërmarrësisë tek të rinjtë, e do të diskutojmë për metoda inovative të përdorimit të teknologjisë, inteligjencës artificiale, në ndërmarrësi dhe menaxhim.

E për folësit, do të njoftoheni ditëve në vijim për mysafirët e veçantë të këtij edicioni.

Të shtunën e 17 Nëntorit, në Orchide, sallën e konferencave ju presim në BarCamp Ferizaj #43, të njihni njerëz të rinj me interesa të përbashkëta, e të diskutojmë së bashku për ndërmarrësinë.