BarCamp Peja #13 - Ndërmarrësit e rinjë/Young Entrepreneurs

Ka të rinjë në Kosovë që kanë dëshmuar se përmes inovacionit dhe kreativitetit, çdokush mund të bëhet i suksesshëm në biznes pa marrë parasysh se sa i ri ai ose ajo është. Megjithatë, kjo nuk është rrugë e lehtë, kërkon shumë guxim dhe aftësi për t'u bërë një ndërmarrës i suksesshëm, të rinjtë aktualisht po kërkojnë mënyra për gjetjen e rrugëve më të lehta për sukses, në vend që të vlerësojnë aftësitë e tyre dhe t'i zhvillojnë ato. Përmes këtij BarCamp ne do t'ju prezantojmë folësit i'a kanë dal në të bërit biznes, nëpërmjet këmbënguljes dhe përkushtimit të tyre.

Çfarë duhet të bëni për të qenë i suksesshëm? Si të filloni një biznes fitimprurës? Është me të vërtetë e rëndësishme të bëni atë që doni, të jeni më të mirët në atë që bëni, të sfidoni veten dhe të vazhdoni. Ky BarCamp do të prezantojë disa nga ndërmarrësit më të rinj të Kosovës, dhe shpresojmë se do t'i frymëzojë të rinjtë dhe t'i bëjë të kuptojnë se nuk është kurrë vonë as kurrë herët për të ndjekur ëndrrat tuaja për t'u bërë një ndërmarrës.Për të folur për suksesin e tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë gjithë karrierës, ne do të ftojmë tre folës të cilët do të ndajnë historitë e tyre se si e arritën suksesin në një moshë kaq të re.

Edicioni i #13 i BarCamp Peja do të ndodhë më 17 Nëntor 2018 në Kinema "Jusuf Gërvalla në orën 17:00!

Regjistrimi i pjesmarrësve fillon nga ora 16:30!

Së shpejti do të publikojmë folësit tanë!