Business Morning Caffe

CEED Business Morning Caffe është aktivitet që mbledh ndërmarrësit lokal për të diskutuar për një çështje të caktuar në fushën e të bërit biznes. Për të shënuar këtë ditë, temën të cilën e kemi zgjedhur është “Depërtimi i kompanive kosovare në tregjet regjionale/ndërkombëtare”. Ndërmarrës të suksesshëm të rrjetit të CEED Kosova të cilët kanë arritur të deportojnë në tregjet ndërkombëtare, qoftë përmes shitjes së produkteve të prodhuara në Kosovë ose përmes ofrimit të shërbimeve të ndryshme, do të shkëmbejnë përvojat e tyre me qëllim informimin e pjesëmarrësve për mundësitë e ndryshme për eksport apo ofrimin e shërbimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare. Në të njejtën kohë, ky takim do të shërbejë edhe si aktivitet rrjetëzues ku përfaqësues të kompanive të ndryshme mund të njoftohen në mes vete dhe të eksplorojnë potencialin e bashkëpunimit në aspekte të ndryshme. Ky aktivitet do të mbahet në ambient jo-formal në lokalin Apartment 197 në Pejton duke fillu nga ora 09:30 deri në 11:00.