Ligjërate Inspiruese për Ndërmarrësit e Rinjë - Gjakovë

Qëllimi I aktiviteti

Meqë ndërmarrësia është aftësi që lind edhe mësohet, atëherë këtë mund ta bëjë çdo njeri në botë. Në vendet me zhvillim dhe emancipim të vonshëm, si Kosova, promovimi i kësaj aftësie e sidomos tek gjinia femërorë është një instrument i mirë për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik. Femrat në Kosovë janë të forta, këmbëngulëse dhe durojnë e menaxhojnë sfida nga më të rëndat, andaj, njohja me këto veti e karakteristikave përmes femrave në biznes në një konferencë e masave të organizimit shtetëror e atij ndërkombëtar, do të jetë një model i mirë për inspirimin e shumë femrave tjera të cilat kanë ide po nuk kanë guxim, apo e kanë guximin po nuk kanë mbështetje.

Objektivat e aktivitetit

  • 0Të promovohen femra ndërmarrëse në Kosovë,
  • Të promovohen biznese të ndryshme si start-up por edhe ekzistuese në Kosovë,
  • Të ngritët vetëdija e femrave për pjesëmarrje në aktivitete të tilla inspiruese,
  • Të kontribuohet me ide të mira për biznes në fushën e ndërmarrësisë që mund të shërbejnë si praktika të mira dhe shembuj të mirë për themelimin e bizneseve të reja dhe
  • Të kontribuojmë me aktivitete në “Javën e Ndërmarrësisë” që organizohet në Kosovë.

Vendi dhe koha e realizimit të konferencës

Konferenca organizohet nga Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB, dhe propozohet të mbahet në ambientet e këtij kolegji, në Qendrën Mediale, kampusi në Prishitnë, me datë 13.10.2018 ora 11:00. Ajo pritet të zgjatë 1 orë zyrtare. Konferenca është e hapur dhe mund të marrin pjesë kushdo që shpreh interes.

Pjesëmarrësit në konferencë

Të ftuar në këtë konferencë do të jenë femra të reja që kanë biznes dhe se janë shumë të entuziazmuara dhe shumë optimiste për suksese të mëdha. Të ftuarat janë si më poshtë

  1. Jehona Zeneli – pronare e biznesit “Tapeta”
  2. Gentiana Qollaku – pronare në biznesin “Bardha” (çerdhe për fëmijë”)
  3. Dorina Lluka- CEO në YMCA Kosova
  4. Bruna Merko- pronare në Revistën “Flaka”

Një aktivitet i tillë pritet të gjenerojë shumë efekte pozitive, të cilat lidhen  me çështje të rëndësishëm të shoqërisë, pasi që kanë të bëjnë me “rregulla” në thyerje, dhe aktivitete si këto heqin barriera pak e nga pak, duke hapur rrugë me perspektiva të mëdha për shoqërinë në përgjithësi e femrat në veçanti.