Trajnim intenziv në Komunikim Negocim dhe Outsourcing (Part 2)

Ky trajnim ka për qëllim të zhvilloj shkathtësi analitike, ato të komunikimit dhe të negocimit, të nevojshme për të qenë të suksesshme në biznes. Trajnimi intenziv kombinon njohuri teorike dhe posaqërisht ato praktike për t’i dhënë pjesëmarrëseve shkathtësi të cilat mund të zbatohen menjëherë në vendet ku punojnë dhe veprojnë.

Formati i trajnimit:

Trajnim është intenziv, i mbushur plot me informata, praktika të mira dhe këshilla të drejtpërdrejta të cilat mund të zbatohen nga dita e parë.

Pjesëmarrëset do të jenë të angazhuara në lojë me role, diskutime grupore dhe detyra kreative.

Në kuadër të trajnimit pjesëmarrëset do të krijojnë plan personal mujor të zhvillimit, ku do t’i zbatojnë njohuritë e përfituara. Përveq kësaj, pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të planifikojnë hapat e ardhshëm të karierrës së tyre duke qenë të këshilluara nga mentorë të cilët veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Modulet:

• Komunikimi në biznes Në këtë modul pjesemarrëset do të kuptojnë rëndësinë e komunikimit efektiv (verbal apo jo- verbal) në biznes, të jenë dëgjuese aktive, dhe do të marrin udhëzime praktike mbi atë se çfarë duhet apo nuk duhet bërë kur komunikojnë mesazhin e tyre.

• Negocimi i suksesshëm Në këtë modul do të mësohen bazat e negocimit, që do t’iu japë pjesëmarrëseve një kuptim themelor të procesit të negociatave, duke filluar nga përgatitjet dhe planifikimi e deri te mbyllja dhe implementimi. Nga ana tjetër, do t'u mundësoj pjesëmarrëseve të identifikojnë se çfarë negociatorë janë dhe të fillojnë negociatat me qëllim dhe plan të qartë, dhe këshilla se si duhet shmangur disa prej gabimeve thelbësore.

• Outsource Pjesëmarrëset do të marrin informata të përditësuara mbi sektorin e TIK-ut dhe trendet në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit te softuerit për klientë jashtë Kosovës. Duke kuptuar nevojën dhe arsyet pse kompanitë kontraktojnë shërbime të tilla, pjesëmarrëseve do t’iu ipen një këndvështrim më i qartë se çka duhet të ofroj një kompani kosovare për këta klientë.

Për kënd është ky trajnim:

Trajnimi është për gra në biznes apo studente që kanë prapavijë teknike (zhvillim softueri, menaxhimi i projekteve softuerike, etj) dhe që dëshirojnë të krijojnë biznes apo të punojnë në industrinë e teknologjisë së informacionit.

Trajnimi do te ofrohet falas falë kontributit të donatorëve, dhe trajnimi do të mbahet në gjuhën Shqipe.

Si të aplikoni: Ju lutem te shprehni interesimin tuaj ne email avdiubuv@ebrd.com ose në numrat e telefonit +377 44 408 205 dhe ne do te ju dergojme formen e aplikimit per kete trajnim.