Zhvillimi i Ekosistemit të Ndëmarrësisë në Sektorin e Verëtarisë

Kolegji Universum, si pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo dhe Suhareka Wine organizon eventin "Zhvillimi i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Sektorin e Vertarisë në Kosovë" më 13 Nëntor 2018, në ora 14:15, në kampusin e Kolegji Universum në Prishtinë/Ulpianë (objektin e Beni-Dona, përballë postës së madhe).

Kjo ngjarje është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Industria e verës është një prej industrive me premtuese, e cila për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend. Mirëpo, siç është evidente edhe në industri të tjera, mungesa e kuadrove me përgatitje adekuate ka ndikuar që zhvillimi në industrine e verës të ngadalësohet. 

Gjatë ketij eventi, përfaqësues të lartë të Verëtarisë Suhareka do të diskutojnë për mundësitë e zhvillimit të ndërmarrësisë në këtë industri.

JU PRESIM!